AA
Vrapçisht – Koalicioni VLEN ka zyrtarizuar kandidaturën e avokatit të njohur Memet Seferi për kryetar të Komunës së Vrapçishtit. Propozimi erdhi nga degët e VLEN-it në këtë komunë dhe u miratua nga lidershipi qendror i koalicionit.
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, e cilësoi Seferin si kandidatin e duhur për drejtimin e komunës, duke theksuar profesionalizmin e tij në fushën e drejtësisë, përvojën në sektorin civil dhe angazhimin e gjatë për të drejtat e njeriut.
“Pas një qeverisjeje që ka lënë shumë për të dëshiruar, më në fund edhe për qytetarët e Vrapçishtit po vijnë ditë më të mira”, u shpreh Ibrahimi, duke i uruar suksese kandidatit të ri të VLEN-it. (INA)
Pas gjashtë muajsh në arrest shtëpie, ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi nesër do të ulet në bankën e të
Një zjarr i madh që ka nisur para një jave është duke iu afruar fshatit Paligrad të Komunës së Studeniçanit.
Moti në Maqedoninë e Veriut pritet te jetë kryesisht i ndryshueshëm me vranësira dhe ngrohtë, me periudha me diell. Drejtoria