AA
Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetai, myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, dhe atasheu për çështje fetare pranë ambasadës së Turqisë, Mustafa Budur, shefi i kabinetit Andulkerim Iseni, realizuan vizitë në Fushë Topanë të Shkupit për të parë nga afër zhvillimet e punimeve të ndërtimit të Xhamisë së Topanës.
“Gjatë kësaj vizite, Reisi u njoftua në detaje për ecurinë e projektit dhe u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me gjithçka që është realizuar deri tani në këtë xhami të bukur dhe madhështore. Xhamia e re, e ndërtuar me një arkitekturë të frymëzuar nga trashëgimia osmane do të ketë kapacitet për rreth 3.500 persona. Përveçse vend adhurimi, ajo synon të shërbejë si hapësirë për fëmijët dhe të rinjtë, për mësim, zhvillim dhe socializim, duke u bërë një qendër e gjallë shpirtërore dhe shoqërore për Shkupin dhe rajonin. Ajo pritet të bëhet një ndër xhamitë më përfaqësuese, që do të pasurojë aspektin fetar, kulturor dhe historik të kryeqytetit tonë”, thonë nga BFI.
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se të martën do të dihen emrat e ministrave të ri. Gjatë një prononcimi televiziv, kryeministri
Logos-A nxori nga botimi librin me titull: “Nga Urtësia Hyjnore te mendimi kombëtar – Filozofia islame dhe thelbi i qytetërimit
Letra që rikthen në vëmendje çështjen çame dhe kërkesat e komunitetit iu dorëzua sot Ambasadës së Greqisë në Shkup, nga