Shkup: Fillon dezinfektimi ajror dhe tokësor kundër mushkonjave
Në rajonin e Qytetit të Shkupit ka nisur sot dezinfektimi ajror kundër formave të rritura të mushkonjave, i cili do të zhvillohet më 12 dhe 13 shtator, në orët e hershme të mëngjesit.
Sipas njoftimit zyrtar, pas fazës ajrore do të vijojë dezinfektimi tokësor nga 16 deri më 19 shtator, në orarin 22:00 – 03:00, duke përfshirë trajtimin e mushkonjave të rritura dhe larvave të tyre.
Autoritetet kanë paralajmëruar se, nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë realizimin e procesit në datat e planifikuara, ai do të shtyhet për ditën pasuese me mot të përshtatshëm.
Është bërë gjithashtu apel për bletarët që të marrin masa mbrojtëse për bletët gjatë kohës së dezinfektimit, për të shmangur dëmet e mundshme.
Ky aksion është pjesë e masave të rregullta për kontrollin e popullatës së mushkonjave dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve që transmetohen prej tyre.
Flaka






