AA
Tre të vdekur dhe dy të lënduar rëndë është bilanci i aksidentit të rëndë të trafikut që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Shtip-Radovish, ku një furgon i cili transportonte punëtorë ra nga ura mbi një lumë pranë, në afërsi të fshatit Llakavicë të Shtipit, përcjell TV21.
Drejtori i ISHP Shtëpia e Shëndetit “Pançe Karagjozov”, Goran Andonov për MIA-n tha se ekipi mjekësor i Ndihmës së shpejtë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e dy personave, punëtori i tretë është reanimuar, por u është nënshtruar plagëve të marra.
Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për punëtorë të huaj nga Bangladeshi, të cilët kanë qenë të angazhuar me punë për një kompani nga Strumica. Është lënduar edhe një punëtor dhe shoferi i furgonit.
Drejtori i Spitalit klinik në Shtip, Vlladko Zahariev tha se tek ta është hospitalizuar një person të cilit për momentin i bëhen kontrolle nga mjekët.
Një detaj i veçantë në një prej pamjeve që po qarkullojnë në kuadër të skandalit me videot intime të kompozitorit
Avancimi i bashkëpunimit në bujqësi dhe shkëmbimi i produkteve bujqësore dhe ushqimore ishin në fokus të takimit të sotëm zyrtar
Vazhdon seria e deklaratave publike në mbështetje të Artan Grubit. Pas reagimeve të Asllan Kokës dhe Uka Shaqirit, edhe Blero