Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Reagon qeveria: Kosova partner serioz i SHBA-së për paqe në rajon
Maqedoni

Reagon qeveria: Kosova partner serioz i SHBA-së për paqe në rajon

September 12, 2025

AA

Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullim për kohë të pacaktuar të dialogut strategjik me Kosovën, ka reaguar Qeveria e Kosovës. Zëdhënësi Përparim Kryeziu ka shkruar se Republika e Kosovës është partneri më serioz i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për stabilitet, siguri dhe paqe në rajon.

Kryeziu, ka thënë se i mirëpresin edhe kritikat. “Kurdo që janë konkrete përpiqemi maksimalisht të përmirësojmë dhe korrigjojmë hapat e veprimet tona”, ka shkruar në shkrimin e gjatë që e ka publikuar në rrjete sociale, zëdhënësi Kryeziu, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara.

Ai ka përmendur veprimet që i ka bërë qeveria e Kosovës në eliminim e vatrave të destabilitetit, me qëllim, siç ka shkruar ai, garantimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Kryeziu, që është zëri i qeverisë, shkroi tutje se stabiliteti i sotëm është rezultat i natyrshëm i sundimit të ligjit dhe rendit publik. “Në Kosovë kurrë nuk ka pasur më shumë sundim ligji e luftim krimi e korrupsioni në gjithë territorin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Ky është reagimi i plotë i zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Qeveria jonë ka qenë e para që ka përmbushur mandatin e plotë që nga shpallja e pavarësisë. Kjo i ka kontribuar stabilitetit institucional dhe zhvillimit socio-ekonomik të vendit, përkundër gjitha sfidave globale që kemi përjetuar nga viti 2021 e tutje, përfshirë këtu pasojat e pandemisë, krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë.

Veprimet tona, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit me qëllim garantimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Stabiliteti që gëzojmë sot është rezultat i natyrshëm i sundimit të ligjit dhe rendit publik. Në Kosovë kurrë nuk ka pasur më shumë sundim ligji e luftim krimi e korrupsioni në gjithë territorin e Kosovës. Në të kaluarën, stabiliteti është synuar në kurriz të sundimit të ligjit dhe rendit publik, rrjedhimisht kemi pasur stabiliteti të rrejshëm. Kjo është dëshmuar më së miri në ngjarjet dhe protestat e dhunshme të majit të vitit 2023 në të cilat individë dhe grupe kriminale nuk kursyen as pjesëtarët e KFOR-it dhe të EULEX-it në sulmet e tyre. Ndërkaq sulmi terrorist dhe paramilitar në Banjskë në shtator të po atij vitit, me përfshirjen e drejtpërdrejt të shtetit të Serbisë, e ka shpërfaqë para të gjithë botës se kush dhe ku në fakt është burimi i destabilitetit në rajon. Shprehim bindjen tonë të thellë se Republika e Kosovës është partneri më serioz i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për stabilitet, siguri dhe paqe në rajon.

Ne e kemi depolitizuar integrimin e serbëve në shtetin e Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve tanë për integrim nuk ka munguar asnjëherë. Por ai shpesh ka qenë i sfiduar e i shtypur nga struktura ilegale e grupe kriminale. Ne jemi përballur me strukturat e Serbisë në Kosovë jo me serbët e Kosovës. Asnjëherë nuk i kemi barazuar qytetarët serb në Kosovë me strukturat ilegale e paralele të Serbisë në Kosovë. Përkundrazi, ne i kemi mbrojtur dhe i mbrojmë bashkëqytetarët tanë serb nga po këto struktura që për shumë gjatë janë përdorur si mekanizma dhe instrumente frikësimi, kërcënimi e kontrolli. Në të njëjtën kohë, duke i zëvendësuar ato me institucionet të Republikës së Kosovës jemi siguruar që nuk ka vakuum të shërbimeve. Gjithashtu jemi angazhuar për integrim të qëndrueshëm të serbëve në shoqërinë dhe institucionet tona, sidomos nëpërmjet punësimit dhe arsimit, siç është rasti me masën për punësim për banorët e katër komunave në veri të vendit dhe verifikimin e diplomave të Universitetit të Mitrovicës së veriut me qëllim lehtësimin e punësimit të bashkëqytetarëve nga radhët e komunitetit serb, krahas masave të tjera e të shumta sociale nga të cilat përfitojnë drejtpërdrejt pjesëtarët e këtij komuniteti.

Sa i përket kritikave publike të kryeministrit ndaj Gjykatës Kushtetuese, është qëndrimi i tij i hapur se me vendimet e saj, Gjykata Kushtetuese e ka cenuar karakterin demokratik të Republikës së pavarur, dhe se me joefikasitetin e saj në trajtimin e lëndëve është bërë bashkëpjesëmarrëse në agjendën e partive politike opozitare për të vonuar reformat themelore të paraparë në programin qeverisës. Rikujtojmë se aktualisht janë 18 ligje ende pa ndonjë vendim të Gjykatës Kushtetuese, të cilat janë në pritje të shqyrtimit të paktën qe 9 muaj, me theks te Ligji për Fondin Sovran që është pa përgjigje më shumë se 1 vit e 8 muaj.

Ne i jemi gjithmonë mirënjohjes për kontributin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë dhe i falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen dhe ndihmën ndaj shtetit të Kosovës dhe popullit tonë në aq shumë fusha. I mirëpresim edhe kritikat. Kurdo që janë konkrete përpiqemi maksimalisht të përmirësojmë dhe korrigjojmë hapat e veprimet tona”.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Marta Kos thirrje Qeverisë: Pa ndryshimet kushtetuese, nuk ka përparim

November 24, 2026
Maqedoni

Vendoset edhe në shqip tabela në parkun e Butelit

November 24, 2026
Maqedoni

Edon Rexhepi, studenti shqiptar që përfundoi Ekonomikun në Shkup me

November 24, 2026
Maqedoni

Borë në disa akse rrugore në pjesën perëndimore të Maqedonisë

November 24, 2026
Kosovë

“Kom me të myt”: Paraburgim për burrin që dyshohet se

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5245
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15621
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Marta Kos thirrje Qeverisë: Pa ndryshimet kushtetuese, nuk

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, i ka bërë thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të zbatojë ndryshimet kushtetuese,

Maqedoni

Vendoset edhe në shqip tabela në parkun e

Pas reagimeve të shumta lidhur me mungesën e gjuhës shqipe në tabelën hyrëse të parkut të sapohapur “Oaza e Butelit”

Maqedoni

Edon Rexhepi, studenti shqiptar që përfundoi Ekonomikun në

Një sukses i veçantë akademik vjen nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Edon Rexhepi është shpallur studenti më

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.