Borë në disa akse rrugore në pjesën perëndimore të Maqedonisë
Në qafën malore Strazhë sonte bie borë, ndërsa në rrugët e tjera në Maqedoninë perëndimore komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa me mbetje të vogla bore.
Nga Ndërmarrja Publike „Rrugët e Maqedonisë“ njoftojnë se ekipet e tyre kujdestare janë në terren dhe se të gjitha akset rrugore shtetërore janë të kalueshme, por paralajmërojnë për vozitje të kujdesshme për shkak të rrezikut nga shembjet më të vogla nëpër gryka dhe prerje shkëmbore.
Reshjet e borës në Strazhë gjatë orëve të mbrëmjes sollën kushte dimërore për vozitje në këtë qafë malore me frekuencë të lartë.
Në rajonet e tjera nëpër vend rrugët janë vende-vende të lagështa. Nga ndërmarrja publike theksojnë se nuk ka ndalesa dhe se i gjithë rrjeti rrugor shtetëror është i hapur për komunikacion.
Shërbimet kompetente apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i drejtojnë automjetet me kujdes, ta respektojnë sinjalistikën rrugore të vendosur dhe ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve aktuale në rrugë.(INA)