AA
Kandidati për kryetar komune të Çairit, Izet Mexhiti thotë po mirëpritet gjithandej nga familjet shqiptare në këtë rajon.
“Familja e Faruk Elmazit i hapi dyert, duke na mikëpritur në mënyrë vëllazërore, bash siç e ka në traditë shqiptari brez pas brezi.
Në këtë familje të nderuar të Fushë Topanës, biseduam gjerë e gjatë për programin tonë për Çairin, të cilin komunë do ta zhvillojmë si asnjëherë më parë. I dëgjova me vëmendje kërkesat e sugjerimet e të pranishmëve, duke u zotuar se do të punojë çdo ditë e vazhdimisht për t’i realizuar të gjitha projektet në këtë pjesë të Çairit tonë.
Kudo e në secilën lagje, po vërehet një përkrahje e fuqishme për vizionin tonë. Prandaj, fitorja jonë është e pashmangshme, sepse përpjekja për Çairin ia vlen gjithmonë. Secila ditë e punës sime si kryetar i ardhshëm do të jetë VETËM PËR TY ÇAIR, siç ishte çdo herë deri tash. Sepse Çairi është diamant.”, shkruan Mexhiti. (INA)
Nga LSDM në një kumtesë për media thonë se Hristijan Mickoski sërish i ka rikthyer zgjedhjet në qarkullim. MARKETING Sipas
Ditën e djeshme, në Bashkinë e Pustecit u zhvillua Festivali Folklorik Maqedonas, ku mori pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira lokale të pakta