AA
Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën është pasojë e frustrimit të akumuluar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, thotë analisti amerikan Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington.
– Advertisement –
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kupchan e cilësoi këtë vendim si “një çështje serioze”, duke theksuar se rajoni ka nevojë për më shumë angazhim nga SHBA-ja, jo më pak.
Sipas tij, ky veprim është një formë presioni ndaj udhëheqjes kosovare, për të nxitur veprim konstruktiv, formim të qeverisë dhe riangazhim në dialogun me Serbinë. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e kompromisit politik dhe negociatave me mirëbesim mes forcave në Kosovë, për të ruajtur stabilitetin dhe për të çuar vendin përpara.
“Kjo tregon se Uashingtoni po i ndjek nga afër zhvillimet dhe do të veprojë kur e gjykon të nevojshme, për të parandaluar paqëndrueshmërinë përpara se të ndodhë”, përfundoi Kupchan.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me debatin për mosluajtjen
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë (MEPJ) ka reaguar në lidhje me mungesën e himnit shqiptar në
Një ditë pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mbylli lëndën për furnizimin dhe ndërtimin e 19