AA
Analisti politik Sadri Ramabaj i është përgjigjur deklaratës së ish-politikanit Ben Blushi, i cili tha se “nga një parti e themeluar kundër Serbisë, Vetëvendosja është kthyer në një parti kundër Shqipërisë”.
Ramabaj e cilësoi Blushin si “neofashist të veshur me kostumin e Gebelsit antishqiptar”, duke theksuar se ai nuk arrin të shohë progresin që po ndodh në Kosovë dhe rolin e saj të ri në skenën shqiptare.
Sipas tij, Vetëvendosja po shndërrohet në një bërthamë të fortë të Shqipërisë reale, e cila në të ardhmen do të ngrihet mbi konceptet e federalizmit gjerman si një Federatë Shqiptare.
“Republika e Kosovës nuk është fundi i procesit shtetformues shqiptar, por një hap i ndërmjetëm drejt një projekti më të madh – Federatës Shqiptare. Prishtina po merr prerogativat e një Panteoni shqiptar”, u shpreh Ramabaj. (INA)
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski iu përgjigj presidentes bullgare Iliana Jotova, e cila e përmendi atë në deklaratën e saj
Tre persona janë privuar nga liria në Gostivar dhe Tetovë pasi te ta janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe kokainë,
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, vlerëson se në Bashkimin Evropian po shihet një ndryshim në qasjen ndaj mosmarrëveshjes