AA
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Kumanovë ka marrë vendim që në kuadër të koalicionit AKI, në zgjedhjet e ardhshme për kryetar të Komunës së Kumanovës, BDI do të garojë me kandidatin Selver Ajdini, një intelektual i dëshmuar dhe veprimtar i respektuar i shoqërisë kumanovare dhe më gjerë.
Ky kandidim nuk është vetëm një hap politik, por një synim i qartë që edhe shqiptarët të marrin drejtimin e komunës së Kumanovës, sepse kjo komunë është po aq e shqiptarëve sa edhe e të tjerëve. Koha ka ardhur që qyteti i Kumanovës të udhëhiqet mbi parime të barazisë, zhvillimit dhe përfaqësimit të drejtë të të gjitha komuniteteve, ku shqiptarët do ta rikthejnë vendin e merituar.
Me Selver Ajdinin në garë, BDI dhe koalicioni AKI synojnë të thyejnë tabu, të afirmojnë fuqinë politike dhe shoqërore të shqiptarëve në Kumanovë dhe të hapin një kapitull të ri ku zëri shqiptar bëhet vendimtar në menaxhimin e komunës.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se është vënë në funksion aplikacioni ueb me ndërfaqe për pajisjet mobile “Qyteti i
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov deklaroi se uji i pijshëm në Gostivar është i pastër dhe
„Politika bazohet në biseda. Unë jam nga ata politikanë që duan të bisedojnë derisa të arrihet zgjidhja. Edhe në rastin