
Sebaedin Dauti zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Komunës së Gostivarit
Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Sebaedin Dauti, ka dorëzuar sot zyrtarisht kandidaturën e tij pranë Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ), bashkë me listën për Këshillin Komunal, e cila do të udhëhiqet nga z. Bashkim Hasani.
“Sot dorëzuam zyrtarisht kandidaturën time për kryetar të Komunës së Gostivarit, si dhe listën për këshillin komunal të udhëhequr nga z. Bashkim Hasani, pranë Komisionit Komunal Zgjedhor,” njoftoi Dauti.
Duke shpallur nisjen e fushatës zgjedhore, ai theksoi angazhimin për një qasje të ndershme dhe afër qytetarëve.
“Besoj se ka ardhur koha për një ndryshim të vërtetë. Do të zhvilloj një fushatë dinjitoze, të bazuar në parime, dhe nëse marr besimin tuaj më 19 tetor, do të jem gjithmonë pranë jush – jo vetëm gjatë fushatës, por gjatë gjithë mandatit,” u shpreh Dauti.
Ai premton një qeverisje të re, të orientuar drejt transparencës dhe efikasitetit në shërbim të qytetarëve.
“Besojmë fuqishëm se qytetarët e Gostivarit do të zgjedhin ndryshimin dhe një qeverisje transparente, efikase dhe gjithmonë pranë njerëzve,” tha ai në përfundim të deklaratës.