
Sela: Diaspora strugane në Zvicër mbështet Arsim Dalipin dhe Aleancën Kombëtare për Integrim
September 13, 2025
AA
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka njoftuar se bashkëatdhetarët nga Zvicra kanë shprehur mbështetje të fuqishme për kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim, dr. Arsim Dalipi.
“Faleminderit diasporës strugane për përkrahjen e jashtëzakonshme që po i jepni vizionit tonë për një Strugë më të zhvilluar dhe më të bashkuar,” ka shkruar Sela.
Ai theksoi se me diasporën fuqia e ndryshimit është e pakthyeshme. (INA)