AA
Shefi i shtabit zgjedhor dhe njëherit sekretar i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti, sonte në takimin me banorët e lagjes Teqe në Tetovë, falënderoi secilin veçmas për mbështetjen, duke theksuar se 19 tetori do të jetë dita kur zëri i qytetarëve do të dëgjohet fuqishëm.
“Dita e diell e 19 Tetorit do të jetë dita kur zëri juaj do të dëgjohet fuqishëm për t’i thënë jo poshtërimit, nëpërkëmbjes dhe për të kthyer Tetovën në rrugën e zhvillimit, progresit dhe të ardhmes së merituar”, deklaroi Ahmeti.
Ai shtoi se bashkë me Bajram Rexhepin dhe dr. Asafin po dëshmojnë se “me këta njerëz, Tetova e Re do të jetë ndryshimi që kemi pritur”.
Një 42-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi policia gjeti marihuanë gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij në fshatin Slansko,
Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet sot duhet të vazhdojë debatin për Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata, njofton LAMM. Sipas informacionit të fundit, intensiteti