AA
Kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot e nisi ditën me një mesazh praktik për qytetarët. Ai në faqen e tij zyrtare në facebook ka publikuar një video nga parkingu pranë Shkollës Fillore “Liria”, ku shihet një hapësirë e rregulluar sipas të gjitha standardeve, me vizë bardha të qarta, sinjalistikë të plotë dhe pastërti shembullore.
Ky mesazh i thjeshtë, por domethënës, tregon qartë vizionin e Mexhitit për Çairin, një komunë mirë e organizuar, e pastër dhe funksionale, ku çdo shërbim publik do të jetë në nivelin e duhur për qytetarët.
“Mirëmëngjesi nga parkingu në afërsi të SH.F. Liria”, ka shkruar Mexhiti, duke e kthyer këtë hapësirë të vogël urbane në një simbol të ndryshimit pozitiv në Çair.
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, deklaroi se VLEN-i është forca politike kryesore te shqiptarët, duke iu referuar anketave të fundit.
Pacientët me organe të transplantuar nga nesër, 26 gusht, do të mund ta marrin ilaçin Myfortic (mycophenolic acid) prej 180
“Nxënësit do të kenë tekste shkollore, ato janë shpërndarë dhe ndodhen nëpër shkolla. Për herë të parë këtë vit, këtë