AA
Sekretari gjeneral i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi theksoi pjesëmarrjen e BDI-së 23 vite më parë në zgjedhjet e para parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
“Më 15 shtator 2002, saktësisht 23 vite më parë, u shënua një ngjarje historike për shqiptarët në Maqedoni. Në këtë datë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), i udhëhequr nga Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, z. Ali Ahmeti, mori pjesë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan menjëherë pas përfundimit të luftës së vitit 2001. Në ato zgjedhje, BDI mori një mbështetje plebishitare nga populli shqiptar, duke u shndërruar në forcën kryesore politike dhe duke u bërë pjesë e qeverisë së vendit. Kjo mbështetje e gjerë ishte shenjë e besimit të shqiptarëve tek një subjekt politik që lindi si fryt i rezistencës dhe sakrificës.
Me hyrjen në qeveri, BDI hapi rrugën për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, dokumenti i cili përmbysi dekada të tëra diskriminimi dhe i bëri shqiptarët zot në vendin e vet. Filloi procesi i barazisë politike, përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, integrimit në institucionet shtetërore dhe hapja e perspektivës së re për të drejtat kolektive dhe individuale.
15 shtatori i vitit 2002 mbetet një datë e skalitur në kujtesën politike të shqiptarëve, si fillimi i një epoke të re të përfaqësimit dinjitoz dhe të fuqizimit politik”, shkroi Ahmeti.(INA)
Sot moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të lehta deri në mesatare. Gjatë ditës do të fryjë
Gjatë 24 orëve të fundit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 23 persona në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kriva Pallankë,
Propozimi për shkarkimin e disa ministrave dhe emërimin e anëtarëve të rinj të Qeverisë është dorëzuar në Kuvend, ndërsa seanca