AA
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska ka paralajmëruar rregullore të re kur bëhet fjalë për porositjen e teksteve shkollore. Pavarësisht që kërkesa për numrin e librave dorëzohet në maj, Janevska tha se shumë shkolla fillore në vend vazhdojnë të përballen me mungesë të teksteve, si rezultat i mos menaxhimit të duhur të drejtuesve të shkollave. Janevska kujtoi se në shkolla të caktuara tashmë po distribuohen librat shtesë, ndërsa për disa shkolla të tjera kërkohet zgjidhje përmes donacioneve.
“Ne do të vazhdojmë të përsosim më tej rregulloret për t’u treguar qartë atyre se çfarë dhe si dhe në çfarë periudhe duhet të bëjnë në mënyrë që në të ardhmen të mos kemi probleme të tilla. Për disa nga problemet që kërkojmë, po gjejmë një zgjidhje dhe do të jemi në gjendje të kompensojmë një pjesë të madhe të teksteve shkollore në mënyra të ndryshme. Në të ardhmen shpresoj se nuk do të kemi më probleme të tilla sepse besoj se tashmë po krijojmë një sistem të qëndrueshëm për furnizimin me tekste shkollore. Fatkeqësisht, ka shembuj të tillë në të gjithë vendin”, deklaroi Vesna Janevska,ministre e Arsimit. /Alsat.mk
Komuna e Tetovës vazhdon mbështetjen për sektorin civil. Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka pritur sot në takim
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, vizitoi Njësinë Rajonale të Ministrisë në Kumanovë, ku u takua
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka marrë pjesë në tryezën shkencore kushtuar trashëgimisë kulturore shqiptare në zonën e