AA
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Izet Mexhiti, ka njoftuar sot për një vendim të rëndësishëm në mbledhjen qeveritare që lidhet me arsimin e lartë.
Sipas tij, Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup i është dhënë në shfrytëzim të përhershëm një parcelë prej 31.434 m², ku do të ndërtohet kampusi i ri universitar me një investim madhor prej 40 milionë euro.
“Ky projekt është investim në dije, në ëndrra dhe në mundësitë e barabarta që i duhen çdo studenti për të ecur përpara. Me këtë hap, vendosim themelet e një universiteti modern, që do të ofrojë kushte të denja për studim dhe kërkim shkencor, duke e kthyer Çairin në një vatër të gjallë të dijes dhe të zhvillimit akademik”, u shpreh Mexhiti.
Ai shtoi se është i bindur që kampusi i ri i UNT-së do të shndërrohet në një qendër të dijes, ku mijëra studentë do të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
“Ky është një hap i madh për konsolidimin e infrastrukturës arsimore dhe për forcimin e rolit të arsimit si shtyllë e shoqërisë sonë. Urime!”, përfundoi ai. (INA)
VLEN vlerëson se Marrëveshja e Ohrit është arritje e të gjithë shqiptarëve dhe jo pronë e një partie politike. Në
Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se këtë fundjavë që vjen, përkatësisht më 27.06.2026 (e shtunë) dhe 28.06.2026 (e diel), në
Qeveria propozon ndryshime në Ligjin për Sigurinë në Komunikacion, me të cilat kufizohet përdorimi i trotinetëve elektrikë, ulet shpejtësia maksimale