AA
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin do të vazhdojë dëshminë në Gjykatën Speciale edhe sot, më 17 shtator.
Dëshmia mbrojtëse e James Rubin në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur të hënën, më 15 shtator.
Ai ka deklaruar se UÇK-ja nuk ka pasur kontroll dhe komandë efektive. Rubin gjithashtu ka theksuar se Thaçi ka pasur më shumë rol politik dhe jo ndonjë autoritet mbi UÇK-në.
“Më shqetëson fakti që [ish-krerët e UÇK-së] janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim. Ndërkohë që janë dorëzuar vullnetarisht”, tha ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, gjatë ditës së dytë të dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.
“Duke i ditur zhvillimet, mendoj se është gabim, kjo nuk është drejtësi. Kam menduar, kam lexuar, kam folur me juristë dhe më kanë thënë se është një trajtim i pazakontë për një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht”, tha Rubin gjatë dëshmisë të martën.
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës dhe ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar një takim me ministrin Agon Ferati, ku në fokus të diskutimeve
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka mbajtur sot një mbledhje të zgjeruar dhe tejet të rëndësishme të Kryesisë Qendrore, ku morën
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur mbështetjen për kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI)