AA
James Rubin, ish Ndihmës i Sekretarit amerikan të Shtetit po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në rastin e Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Me nisjen e vazhdimit të dëshmisë sot, ai u sfidua nga gjykatësit. Iu shfaqën deklarata të pjesëmarrësve në Rambuje në vitin 1999 dhe të Sekretares së atëhershme të Shtetit, Medeleine Albright.
Në një nga deklaratat, Albright u dëgjua t’i referohej Thaçit si lider, ndërsa njëri nga gjykatësit e pyeti Rubinin për këtë, duke u interesuar për strukturën komanduese të UÇK-së.
“Ajo tha ‘lider, padyshim lider’… Nuk i drejtohet Adem Demaçi, as nuk thotë se ishte një lloj ministri i jashtëm”, tha gjykatësi.
“Ajo tha njëri prej liderëve, dhe këtu ka një dallim të madh”, ishte një pjesë e përgjigjes së Rubin.
Diplomati amerikan me përvojë tha se SHBA-ja donte që Thaçi “të kthehej në një udhëheqës, udhëheqës i një kombi”.
Lidhur me pyetje të tjera për rolin e Thaçit, Rubin tha se ka pasur autoritet nga Albright dhe se nëse do të kishte diçka tjetër, ai do ta kishte ditur.
Artan Grubi është parë gjatë faljes së namazit të xhumasë, ditën e djeshme, në xhaminë e Butelit në Shkup, ku
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka sekuestruar dhe asgjësuar 1,000 kilogramë mish pule dhe 55 kilogramë përgatitje mishi që
Një aksion i madh policor po zhvillohet në më shumë se 40 lokacione në vend, ku janë gjetur drogë, armë,