AA
Kreu i ASH-së, Arben Taravari, e ka quajtur zhgënjim të madh Qeverinë VMRO-VLEN. Si arsyje kryesore të largimit nga kjo Qeveri ai përmendi degradimin dhe margjinalizimin e shqiptarëve, mungesën e investimeve në zonat shqiptare, heqjen e balancuesit, ligjin me mangësi të shumta, si dhe mosrealizimin e ndryshimeve kushtetuese.
Në një intervistë për Telegrafi Maqedoni, Taravari theksoi se mbi një vit e gjysmë nuk është hapur fare çështja e ndryshimeve kushtetuese dhe negociatave me Bashkimin Evropian.
“Premtohej luftë kundër krimit, fatkeqësisht shohim vetëm diçka sa për të thënë se bëhet. Zhvillim ekonomik ka diçka, por asgjë në Maqedoninë Perëndimore”, u shpreh Taravari.
Ai shtoi se mosrealizimi i katër pikave të marrëveshjes qeverisëse ishte kulmi që e shtyu të marrë vendimin për largim nga bashkëqeverisja me VMRO-DPMNE dhe nga koalicioni VLEN.
Dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë ka zgjedhur Valdrin Islamin për kryetar të ri, gjatë kuvendit zgjedhor të mbajtur
Artan Grubi është parë gjatë faljes së namazit të xhumasë, ditën e djeshme, në xhaminë e Butelit në Shkup, ku
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka sekuestruar dhe asgjësuar 1,000 kilogramë mish pule dhe 55 kilogramë përgatitje mishi që