AA
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut kanë vënë në sprovë fatin dhe të ardhmen e koalicioneve shqiptare. Tradicionalisht, në balotazh është ndërtuar një bashkëpunim reciprok mes partive shqiptare dhe atyre maqedonase.
Kësaj here, koalicioni VLEN pritet të ketë mbështetjen e VMRO-DPMNE-së në raundin e dytë, sidomos në komuna si Çair, Tetovë, Strugë dhe Kërçovë. Në të kundërt, në komunat me shumicë maqedonase ku do të shkohet në balotazh, VLEN do ta mbështesë VMRO-në.
Nga ana tjetër, AKI pritet të marrë mbështetje nga LSDM, ndërsa kryeministri Mickovski ka deklaruar se në disa komuna shqiptare BDI do të ketë edhe përkrahjen e Levicë-s.
Duke marrë parasysh se VMRO ka një mbështetje të fuqishme në elektoratin maqedonas, ndërkohë që LSDM ka pësuar rënie historike, avantazhi në balotazh duket se anon nga VLEN në komunat shqiptare.Megjithatë, kjo varet se sa do të votojnë për shqiptarët, anëtarësia dhe militantët që menaxhohen më lehtë nga partitë maqedone.
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë televizive deklaroi se BDI dhe koalicioni AKI do të përjetojnë një “katastrofë” në këto zgjedhje. Të njëjtin mendim ndau edhe lideri i LD-së, Izet Mexhiti, i cili u shpreh se VLEN do t’i fitojë të gjitha komunat shqiptare, nga Likova deri në Strugë.
Në anën tjetër, përfaqësues të koalicionit AKI theksojnë se këto zgjedhje janë një referendum për shqiptarët, duke parashikuar një rezultat 3:1 në favor të tyre kundrejt VLEN-it.
Në fund, mbetet të shihet se kush do të dalë fitues: kush do ta pësojë “katastrofën” e paralajmëruar dhe kush do të ketë suksesin maksimal. Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të ketë pasoja të drejtpërdrejta mbi të ardhmen e liderëve dhe funksionarëve të lartë partiakë – duke lëkundur apo forcuar themelet e koalicioneve ekzistuese.
Analistët nuk përjashtojnë as mundësinë që rezultati i këtyre zgjedhjeve lokale të çojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, për të zgjidhur njëherë e mirë dilemat mbi legjitimitetin e partive shqiptare. (INA)
Pas përshakallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme ndërmjet SHBA-së -Izraelit me Iranin, gjendja e sigurisë në Maqedoninë e Veriut
Në vitin 1992, Greqia i ofroi presidentit të atëhershëm të Maqedonisë Kiro Gligorov 100 milionë dollarë në këmbim të ndryshimit
International Balkan University (IBU) dhe Dijitalpark Teknokent kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me synim forcimin e ekosistemit të inovacionit dhe