AA
Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se themelimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ishte i pashmangshëm, për shkak të mungesës së hetimeve serioze për krimet e luftës në Kosovë.

Në një intervistë për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, ai kujtoi se gjykata të ngjashme u ngritën në të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë, megjithëse shpesh u kritikuan si të padrejta ose të motivuara politikisht. “Gjykata e Hagës dhe Dhomat e Specializuara nuk kanë zbritur nga qielli. Ishte e domosdoshme që secili shtet i rajonit të hetonte krimet e luftës”, tha Buxhovi.
Sipas tij, vetëm në periudhën nga hyrja e NATO-s në Kosovë deri një vit më pas, u kryen mbi 600 vrasje, shumica e të cilave nuk janë zbardhur kurrë. “Janë vrarë 106 aktivistë të LDK-së, 116 pjesëtarë të UÇK-së – përfshirë disa komandantë – si dhe rreth 400 qytetarë nga komunitetet minoritare. Shumë raste mbeten ende pa autor”, theksoi ai.
Buxhovi shtoi se, ndryshe nga Kosova, Serbia, Kroacia dhe shtetet e tjera të rajonit kanë zhvilluar gjykime, ndonëse shpesh të kontestuara. “Në Kosovë, mungesa e hetimeve vendore krijoi nevojën për Dhomat e Specializuara, të cilat megjithatë shpesh perceptohen si qërim hesapesh politike”, u shpreh historiani.
Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor siguron se pensionistët nuk kanë arsye për shqetësim pas publikimit të raportit përfundimtar të
Trotinetët elektrikë do të mund të ngasin persona mbi moshën 18 vjeç, shpejtësia maksimale është e kufizuar në 20 kilometra
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski beson se interpelanca që “E Majta” paraqiti për të, e cila është në rendin e