AA
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, përcjell TV21. Kreu i Kuvendit njoftoi se ka ftuar për vizitë zyrtare në vendin tonë kreun e ri të Kuvendit në Shqipëri, Niko Peleshi.
“Kisha kënaqësinë të zhvilloja një takim të frytshëm me Ambasadorin e Shqipërisë, z.Denion Meidani, ku diskutuam mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Gjatë këtij takimi, e ftova zyrtarisht Kryetarin e sapoemëruar të Kuvendit të Shqipërisë, z. Niko Peleshi, për të realizuar një vizitë zyrtare, me qëllim të thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërparlamentar”, ka shkruar Gashi.
Nga 10–17 tetor 2026 në Teatri Shqiptar Shkup, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Skupifestival përmbylli me sukses edicionin e tij të
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kritikuar protestat në Shqipëri, duke thënë se ato po dëmtonin ekonominë dhe krijonin pasiguri
Dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë ka zgjedhur Valdrin Islamin për kryetar të ri, gjatë kuvendit zgjedhor të mbajtur