AA
Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se “rasti i fundit i vrasjes së grave në Veles ka treguar paaftësinë e plotë të qeverisë për të siguruar mbrojtjen e gjësë më të rëndësishme – jetës njerëzore”.
Nga LSDM thonë se Duhet të ketë përgjegjësi politike dhe penale për të gjitha dështimet e institucioneve.
“Ministri Pançe Toshkovski duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse ka dëshmuar se është i paaftë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve. Në vend të një institucioni që duhet të mbrojë jetët njerëzore, Toshkovski e ka shndërruar Ministrinë e Brendshme në një shërbim partiak që mbron interesat e qeverisë dhe interesat e biznesit të VMRO-DPMNE-së”.
“Ndryshimet skandaloze në Ligjin për Policinë dhe Ligjin për Punët e Brendshme të bëra nga Toshkovski e kanë minuar Ministrinë e Brendshme, kanë nxjerrë jashtë profesionistët dhe e kanë shndërruar atë në një instrument partiak. Kjo i ka dhënë një goditje të drejtpërdrejtë funksionimit të pjesës më të rëndësishme të sistemit të sigurisë, dhe qytetarët i ndiejnë pasojat çdo ditë. Për sa kohë që Ministria e Brendshme drejtohet si selia e partisë së VMRO-DPMNE-së, qytetarët do të jetojnë me frikë”, thonë nga LSDM.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë (MEPJ) ka reaguar në lidhje me mungesën e himnit shqiptar në
BDI thotë se “pamjet nga vendkalimi kufitar në Tabanoc, me mërgimtarë të detyruar të presin në kushte të rënda dhe
Nga LSDM në një kumtesë për media thonë se Hristijan Mickoski sërish i ka rikthyer zgjedhjet në qarkullim. MARKETING Sipas