AA
Kandidati i pavarur për komunën e Strugës, Mendi Qyra, pas takimit me pronarët e bizneseve në qytet, ka ndarë mesazhin e tij për vizionin ekonomik dhe zhvillimin e ardhshëm të komunës.
Ja çfarë porositi Mendi Qyra:
⸻
Nga takimi me pronarët e bizneseve në Strugë, e them me bindje: ardhja juaj më bëri edhe më të fuqishëm!
Idetë dhe propozimet tuaja më dhanë një pasqyrë të qartë për drejtimin që duhet të ketë Struga në 4 vitet e ardhshme:
-“Mjaft folëm për kanalizime derisa bota merret me Inteligjencë Artificiale!”
-“Komuna duhet të ketë një administratë efektive!”
“Të punojmë 10 muaj dhe jo vetëm 2 muaj në vit!”
“Duhet trajnim për të rinjtë!”
“Urgjent të zhvillohet turizmi!”
Këto nuk janë vetëm kërkesa, por thirrje për ndryshim rrënjësor të strukturave menaxhuese deri më sot. Me plan e punë konkrete dhe me aftësitë e duhura menaxheriale, Struga do të ringjallet dhe bizneset tona do të punojnë gjatë gjithë vitit.
Ky është vizioni ynë për një Strugë moderne, të zhvilluar dhe me ekonomi të gjallë!”, nënvizoi Qyra.(INA)
Ministria e Punëve të Brendshme informon se është vënë në funksion aplikacioni ueb me ndërfaqe për pajisjet mobile “Qyteti i
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov deklaroi se uji i pijshëm në Gostivar është i pastër dhe
„Politika bazohet në biseda. Unë jam nga ata politikanë që duan të bisedojnë derisa të arrihet zgjidhja. Edhe në rastin