AA
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, theksoi se procesi i integrimit evropian dhe reformat që burojnë nga Plani i Rritjes duhet të zhvillohen në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse.
“Qëllimi im është që procesi i integrimit evropian dhe reformat nga Plani i Rritjes të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse”, tha Murtezani.
Ai theksoi se sukseset dhe pengesat në këtë proces duhet të ndahen me gjithë qytetarët, jo vetëm me institucionet përgjegjëse.
“Besoj se së bashku duhet të jemi të vetëdijshëm si për sukseset ashtu edhe për pengesat, sepse ky proces nuk i përket vetëm Ministrisë për Çështje Evropiane, por të gjithëve ne”, u shpreh ministri.
Murtezani informoi se ka mbajtur brifingje të rregullta me gazetarët, ndërsa sot është zhvilluar një edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski. Duke folur për perspektivën e vendit, ai theksoi rëndësinë e unitetit.
“Evropa është e ardhmja jonë e përbashkët dhe për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët duhet të jemi të gjithë të përfshirë, të kujdesemi të gjithë, të punojmë të gjithë, të inkurajohemi të gjithë”, deklaroi Murtezani.
https://www.facebook.com/OrhanMurtezaniAlternAtivA/posts/122180873648369855?ref=embed_post
Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar lidhur me përzgjedhjen e mësimdhënësve më të mirë për vitin shkollor 2025/2026, duke ngritur
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, e përshëndet zgjedhjen e Prof. Dr. Blerton Sinanit, profesor ordinar i së drejtës kushtetuese dhe
Propozohet zvogëlimi i numrit të festave. Oda Ekonomike ka paralajmëruar se do të dorëzojë ndryshime në Ligjin për festat, me