AA
Kandidati për kryetar komune në Çair, Bujar Osmani, tha se situata menaxheriale me kompetencat e komunës dhe institucioneve komunale është në kolaps.
Ai tha se gjendja mbetet alarmante, pasi territori i kësaj komune është i mbushur me ndërtime pa leje dhe me mbeturina.
“Situata në Çair është alarmante. Kjo do të thotë se analizat tona shkencore, nga arkitektët dhe ekspertët që i angazhuam, tregojnë se Çairit i parashikohet kolaps i funksioneve themelore të jetës në vitet e ardhshme. Dhe ky është një alarm për çdo qytetar”, tha Osmani.
Ai shtoi se menjëherë pas marrjes së detyrës do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Çair, me tri prioritete kryesore: mbeturinat, ndërtimet pa leje dhe korrupsioni.
“Prandaj, dua të them se që ditën e parë do të shpallim gjendje të jashtëzakonshme për Çairin. Gjendje krize për tri çështje:
Së pari, mbeturinat. Formojmë Shtabin e Krizës për mbeturinat, me një aksion masiv pastrimi, së bashku me qytetarët dhe me çdo resurs që kemi. Paralelisht, themelojmë ndërmarrjen e re publike komunale për pastrim. Së dyti, ndërtimet pa leje. Formojmë Shtabin e Krizës për ndërtimet pa leje, me të gjithë inspektoratet, komunalin dhe urbanizmin. Dhe këtë e ndalim menjëherë. Pas 20 tetorit, asnjë tullë në Çair nuk do të mund të vendoset pa leje. Së treti, korrupsioni. Formojmë Shtabin e Krizës për korrupsionin. Nuk mund të jemi ne ana e zezë e Maqedonisë së Veriut për korrupsion, sepse kjo dëmton imazhin tonë si popull para të gjithëve. Dhe nuk mund të lejoj që populli im të etiketohet se komuna ku ata janë shumicë është më e korruptuara në qytetin e Shkupit sipas të gjithë parametrave, dhe më pak transparente në gjithë Maqedoninë”, tha Osmani.
Osmani tha se sistemimi i Çairit nuk është tashmë çështje partie apo politike, por është detyra morale dhe njerëzore e të gjithë qytetarëve.
Drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive, Fadil Cana, ka njoftuar se në vend është regjistruar edhe një rast tjetër i
Ndërkohë që vendi ballafaqohet me paga të ulëta, çmime që vetëm rriten dhe standard të dobët përplasja politike për ekonominë
MARKETING Maqedonia e Veriut po vazhdon të përballet me një sërë zjarresh pyjore dhe zjarresh në hapësira të hapura,