AA
Në një ditë të qetë të dielës, Izet Mexhiti, kandidat i VLEN për komunën e Çairit, vizitoi Çarshinë e Çairit, ku takoi qytetarë dhe artistë të njohur, duke përjetuar atmosferën unike të këtij vendi historik.
Në mes të kalldrëmeve dhe dyqaneve me dyer druri, ai takoi profesorin dhe piktorin Imer Bajrami, i cili për dekada ka dokumentuar jetën dhe shpirtin e Çarshisë përmes artit të tij. Me brushën në dorë, profesori krijon një “melodi të fshehtë” që kap esencën e Çarshisë, duke e kthyer atë në një simbol të pasurisë kulturore dhe shpirtërore të qytetit.
“Çarshia nuk është thjesht vend tregtie, por një tempull i shpirtit, ku arti, historia dhe jeta e përditshme bashkohen,” u shpreh Mexhiti, duke falënderuar qytetin për magjinë që ai ofron çdo ditë dhe për nderin të shërbejë komunitetin. (INA)
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski deklaroi se deklaratat dhe konferencat për shtyp që vijnë nga LSDM, janë konfuze dhe nganjëherë
Deputeti Mile Cekov e ka braktisur zyrtarisht partinë ZNAM, ku me këtë veprim, kjo i bie që ai nuk do
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim serioz lidhur me siç thonë, shkelje të rënda që shumica parlamentare ka kryer në