AA
Izet Mexhiti, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, mirëpriti znj. Filiz Ndocin, Master në Shkencat Politike dhe Diplomaci, së bashku me një grup grave të guximshme që vendosën të aderojnë në VLEN.
Mexhiti theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në politikë, duke theksuar se ato sjellin perspektiva të reja, ndjeshmëri ndaj problemeve të komunitetit dhe vendosmëri për t’i adresuar ato.
“Politika pa gratë është e mangët. Për të ndërtuar një komunitet të fortë dhe të drejtë, nevojiten zëra të pranishëm dhe të vendosur si këto gra. Kur gratë përfshihen, ndryshimi bëhet real dhe i qëndrueshëm,” u shpreh Mexhiti. (INA)
Gjashtë të mitur nga Shkupi janë ndaluar nga policia nën dyshimin se kanë grabitur një bashkëmoshatar dhe kanë tentuar të
Sistemi pensional në Maqedoninë e Veriut po përballet me presion gjithnjë e më të madh financiar. Sipas analizës së publikuar,
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 denarë për litër, krahasuar me çmimet e