AA
Në intervistën e mbrëmshme në KTV, në emisionin “Pikë me Veton Surroin”, u zhvillua një debat i hapur mes publicistit kosovar Veton Surroi dhe politikanit serb Nenad Çanak. Temat prekën historinë e Kosovës pas demonstratave të vitit 1981, ndërtimin e identitetit shtetëror, marrëdhëniet me Serbinë dhe sfidat e së ardhmes interpreton INA
Veton Surroi rikujtoi periudhën e pasdemonstratave të vitit 1981, kur për herë të parë kishte ardhur në Kosovë. Ai tha se atmosfera në Prishtinë ishte e tensionuar, me prani të fortë policore, ndërsa udhëheqja kosovare hezitonte të merrte vendime për shkak të frikës se një reagim më i ashpër ndaj protestuesve do të sillte regjim ushtarak.
Surroi theksoi se, megjithatë, periudha e autonomisë kishte sjellë edhe zhvillime konkrete, duke përmendur ndërtimin e liqenit të Ujmanit, i cili pati ndikim të madh në furnizimin me energji dhe ujë, si dhe në zhvillimin bujqësor të Kosovës.
Nga ana tjetër, Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, u shpreh hapur se Serbia po funksionon si një “shtet fashist”, me struktura të kontrolluara nga ideologji nacionaliste dhe politike autoritare. Ai tha se Kosova duhet të ruajë qartësinë e vizionit të saj shtetëror dhe të mos bjerë pre e politikave destabilizuese të Beogradit.
Diskutimi u përqendrua gjithashtu tek identiteti shtetëror i Kosovës, ku Surroi ngriti pyetjen nëse vendi është ndërtuar mbi një projekt të qëndrueshëm mendor e institucional apo ka mbetur thjesht një realitet i imponuar nga rrethanat.
Emisioni nxiti debat publik duke sjellë dy qasje të ndryshme, por me një pikë të përbashkët: nevojën që Kosova të ndërtojë institucione funksionale dhe një vizion të qartë për të ardhmen, ndërkohë që Serbia vazhdon të përballet me pasojat e një politike të mbetur në të kaluarën.(INA)
Prokuroria i konteston konkludimet e ekspertit të mbrojtjes Vlladimir Danillovski për terapinë e pacientëve onkologjikë gjatë marrjes së sotme në
Gjashtë të mitur nga Shkupi janë ndaluar nga policia nën dyshimin se kanë grabitur një bashkëmoshatar dhe kanë tentuar të
Sistemi pensional në Maqedoninë e Veriut po përballet me presion gjithnjë e më të madh financiar. Sipas analizës së publikuar,