AA
Një lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën vjen nga raporti më i ri i organizatës amerikane Gallup “Siguria Globale 2025”, ku vendi ynë është renditur në krye të listave botërore për siguri publike dhe besim në institucionet e rendit.
Sipas këtij raporti, Kosova është renditur e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin për Ligj dhe Rend, duke grumbulluar gjithsej 94 pikë nga 100 të mundshme. Ky rezultat e vendos vendin përkrah shteteve më të sigurta në planet, një arritje që asnjëherë më parë nuk është shënuar nga Kosova në këtë lloj vlerësimi ndërkombëtar.
Indeksi i Gallup mat perceptimin e qytetarëve lidhur me sigurinë e tyre personale, besimin që kanë te policia dhe gjasat për të qenë viktimë e krimeve të dhunshme ose vjedhjeve. Pikërisht në këta tregues, Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm, duke tejkaluar shumicën e vendeve të Evropës dhe botës.
Ky vlerësim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përforcimin e imazhit të Kosovës si një vend i sigurt për të jetuar, për të vizituar dhe për të investuar. Njëkohësisht, tregon për përparimet që kanë ndodhur në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë dhe sundimit të ligjit.
Pas publikimit të raportit ka reaguar edhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e cila përmes një postimi në Facebook ka shkruar:
“Lajm i jashtëzakonshëm!
Sipas raportit të organizatës amerikane Gallup ‘Siguria Globale 2025’, Kosova renditet e 1-ra në Evropë dhe e 3-ta në botë në Indeksin për Ligj dhe Rend, me gjithsej 94/100 pikë.”, shkruan në reagimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
📌 Raportin e plotë të Gallup “Siguria Globale 2025” mund ta gjeni këtu: Kliko këtu
Grupi i dytë i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të evakuuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka mbërritur sot pasdite
Sot është realizuar pagesa e mbështetjes shtesë prej 20% për bartës të ekonomive familjare bujqësore, në shumën totale prej 30.302.543
Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka njoftuar se Parlamenti ka miratuar sot Ligjin për prodhim organik bujqësor, duke e cilësuar