AA
VLEN në një kumtesë për media thotë se BDI e ka kthyer patriotizmin në mbulesë për korrupsionin dhe klanet e veta. Nga VLEN gjithashtu thonë se “kur shqiptarët e Likovës pinin ujë me arsen, tenderët numëroheshin në xhepat e të afërmve të pushtetit dhe kur qytetarët prisnin investime dhe zhvillim, pushteti i tyre shndërrohej në pazare dhe abuzime”.
“Sot, retorika e tyre përdoret si dekor për të mbuluar turpin. Por bota tashmë i njeh. Artan Grubi është turpi i listës së zezë të SHBA-ve i kapur për ryshfet dhe korrupsion. Krahu i tij i djathtë, Enver Bexheti, ka shërbyer për të liruar Mijallkovin dhe për të mbrojtur klanin. Ndërsa Përparim Bajrami, në krye të Lotarisë Shtetërore, është sinonim i pazareve të pista, duke ndarë tenderët si plaçkë mes të afërmve të tyre politikë”, thonë nga VLEN.
Më tej akuzojnë BDI-në se patriotizmi është perde e grisur që s’mbulon dot më hajnitë dhe tradhtitë e tyre.
“Kur kishin pushtet, nuk i pengonin as Gruevski e as Mijallkovi. Sot, të dëshpëruar, hyjnë në pazare edhe me parti anti-BE dhe anti-NATO, vetëm për të shpëtuar lëkurën e tyre politike. Ky është patriotizmi i rremë që shqiptarët e kanë parë për 20 vite. Më 19 tetor, shqiptarët do ta mbyllin njëherë e përgjithmonë epokën e patriotizmit të rremë”, thonë nga VLEN.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar sërish transparencë dhe përgjegjësi institucionale lidhur me zhvillimet në Operatorin e Sistemit Elektroenergjetik
VLEN ka reaguar ndaj qëndrimeve të Bujar Osmanit lidhur me zhvillimet në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), duke e akuzuar
Gjykata Themelore Penale në Shkup sot nis gjykimin ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe shtatë personave të tjerë për rastin e