AA
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka dhënë vendim negativ për hapjen e gurores në Straçincë, ndërsa ka paralajmëruar se koncesioni do të anulohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë transmeton INA
“Mbrëmë, pak para mesnatës, vizitova fshatin Straçincë ku u takova me banorët që po protestonin kundër hapjes së gurores. I njoftova se si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor kam dhënë vendim negativ për kërkesën e hapjes së saj. Prej kohësh kam ndjekur shqetësimet e tyre dhe i kemi shqyrtuar me kujdes të gjitha raportet dhe analizat e institucioneve kompetente. Ato treguan qartë se aktiviteti i gurrores do të sillte pasoja të rënda, si rrezikun nga vërshimet dhe dëmtimin e rëndë të shëndetit e jetesës së banorëve. Për këtë arsye, vendimi im është i prerë: Gurorja nuk do të hapet!”, ka deklaruar Mexhiti.
Ai shtoi se hapi i radhës është anulimi përfundimtar i koncesionit, i cili pritet të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.
“Ky vendim do ta mbyllë përfundimisht këtë çështje dhe do ta vendosë drejtësinë në anën e banorëve. Gjithmonë do të jem në anën e popullit, në anën e arsyes!”, ka theksuar Mexhiti.(INA)
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe temperatura të larta. Gjatë pasdites priten
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në disa pjesë të vendit janë regjistruar
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale