AA
Kandidati i pavarur për Strugën, njëherësh afaristi i njohur, Mendi Qyra, ka vijuar me aktivitetet e tij filantropike në mbështetje të qytetit. Përmes kompanisë “Trim & Lum”, ai ka kontribuar në renovimin e një dhome me kushte bashkëkohore dhe disa hapësirave të tjera në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Strugës.
Gjatë vizitës, Qyra u mirëprit nga Dr. Fejsi Shehu, ndërsa u njoh nga afër me ndryshimet e sjella në këtë repart. “Një hap i vogël mund të sjellë ndryshim të madh, dhe shpërblimi më i madh është mirënjohja e pacientëve që sot marrin shërbim më dinjitoz,” tha ai.
Qyra theksoi se qyteti ka nevojë për një vizion më të madh dhe për investime serioze në shëndetësi. “E them me bindje dhe përgjegjësi: Strugës i duhet urgjentisht një spital i ri. Ky nuk është vetëm vizioni im, por një domosdoshmëri për të gjithë qytetarët. Le ta kërkojmë dhe ta realizojmë bashkë, për një Strugë ndryshe,” deklaroi ai.
Me këtë nismë, kandidati i pavarur për Strugën riafirmon angazhimin e tij për të qenë pranë qytetarëve jo vetëm në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit, por edhe në sektorin jetik të shëndetësisë.
Maqedonia e Veriut ka flotën më të vjetër të automjeteve në rajon, me një moshë mesatare prej 19,4 vjetësh, sipas
Sot (23.10.2026), në orën 12:05, në autostradën Gostivar – Tetovë, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor
Policia ka zhvilluar sot një aksion kontrolli në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, ku te