AA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për përgatitjet që po bëhen për kthimin në muze të shtëpisë së Drane Bardhi Bojaxhiut, të ëmës së Nënës Terezë, në Novosellë të Epërme të Gjakovës.
Kurti tha se familja Belaj ka treguar kujdes të patëmetë ndaj kësaj vlere historike, ndërsa shteti, përmes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare, ka bërë restaurimin dhe përgatitjet për ta shndërruar atë në muze.
“Shtëpi të tilla janë xhevahire të trashëgimisë sonë kulturore dhe historike, që gjenden gjithandej komunës së Gjakovës. Për këtë arsye, Ardian Gola e ka vendosur në qendër të qeverisjes së tij ruajtjen, organizimin dhe promovimin e tyre, bashkë me muzetë aktualë dhe ata që do të krijohen, si garanci për identitetin e Gjakovës dhe potencial për turizmin e zhvillimin ekonomik lokal,” theksoi Kurti. (INA)
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale
Sëmundja e lijës së deleve po shkakton dëme të mëdha materiale dhe po rrezikon ekzistencën e dhjetëra fermerëve në vend.
Pas gjashtë muajsh në arrest shtëpie, ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi nesër do të ulet në bankën e të