AA
Kandidati i VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, gjatë një takimi me banorët e Serovës, ka prezantuar projektet që tashmë janë duke u realizuar dhe vizionin për zhvillimin e komunës.
“Projektet që po i realizojmë për Serovën dhe për gjithë Çairin janë projekte që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Po rregullojmë çdo rrugë, po modernizojmë rrjetin ujor nëntokësor, po rikonstruktojmë dhe ndërtojmë sheshe e hapësira publike, po vendosim ndriçim modern, po krijojmë parkingje të reja dhe kemi nisur investime të rëndësishme në shkolla dhe çerdhe,” tha Mexhiti.
Ai theksoi se përkujdesja për fëmijët dhe familjet është baza e zhvillimit të Çairit, ndërsa investimet e reja garantojnë një jetë më cilësore dhe një hapësirë urbane moderne.
“Çdo lagje e Çairit po përjeton një transformim të prekshëm, ditë pas dite. Ky ndryshim është pasqyrë e punës sonë të përkushtuar dhe vizionare. Çairi që po ndërtojmë është Çairi i zhvillimit, i sigurisë dhe i dinjitetit që meriton çdo familje,” shtoi kandidati.(INA)
Me rastin e 1 Majit, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, atmosfera festive u ndje fuqishëm në çdo cep. Në Parkun e
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka komentuar protestën e sotme të Lidhjes së Sindikatave, duke theksuar se disa nga sindikatat
“Për pagë, nuk lutemi, por luftojmë. Nën këtë moto sindikata mblodhi qindra punonjës që protestuan për ditën e 1 majit,