Blerant Ramadani në Dollnen: Barazia është e drejtë, jo privilegj
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëkohësisht kandidati për Sarajin, Blerant Ramadani, ka marrë pjesë në hapjen e shtabit të Aleancës Kombëtare për Integrim në Dollnen.
Në fjalën e tij, Ramadani theksoi rëndësinë e unitetit dhe vendosmërisë për të ecur përpara si shoqëri e barabartë.
“Barazia nuk është privilegj, por e drejtë. E ardhmja nuk ndërtohet mbi ndarje, por mbi partneritet dhe bashkëpunim. Shqiptarë e maqedonas, vetëm si popuj shtetformues të barabartë mund ta çojmë këtë vend përpara,” – deklaroi ai.
Ky hap, sipas Ramadanit, është një mesazh i qartë se rruga e integrimit dhe barazisë mbetet prioritet për të gjithë qytetarët.