AA
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, në hapjen e shtabit zgjedhor në lagjen Serovë, që mban emrin e heroit kombëtar Adem Jashari, deklaroi se rritja e këtij fronti politik është e pakthyeshme.
“Shtab pas shtabi, po tregohet qartë se VLEN ka marrë besimin e qytetarëve. Ky është sinjali i fuqishëm se Çairi është në anën tonë, në anën e drejtë, në anën e fitores”, u shpreh Mexhiti.
Ai theksoi se në këtë rrugë po bashkohen lagjet, po bashkohen familjet dhe mbi të gjitha po bashkohet Çairi.
“Me VLEN-in do të fitojë secila lagje, do të fitojë secila familje, dhe mbi të gjitha do të fitojë Çairi. Sepse ky është vullneti i qytetarëve dhe ky është premtimi ynë i palëkundur. Bashkë do të fitojmë! Vetëm për ty Çair!”, tha mes tjerash Mexhiti. (INA)
Gjykata Penale njofton se gjatë muajit prill janë regjistruar 38 ankesa në lidhje me gjobat nga sistemi “Safe City”. “Gjykata
Nga partia maqedonase në opozitë LSDM, thonë se pas vendimit për të përfshirë bullgarët në Kushtetutë, Hristijan Mickoski tani e
NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup njofton se pas analizave të rregullta javor për ujin e pijshëm, ai është i