AA
Ministri dhe njëkohësisht shefi i shtabit zgjedhor të VLEN-it në Tetovë, Besar Durmishi, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ndaj fjalëve të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, të bëra në një tubim në Shkup.
Durmishi ka akuzuar Ahmetin dhe strukturat e tij për, siç i cilëson ai, “allashverishe me serbë” dhe përdorimin e gjuhës fyese në politikë. Në reagimin e tij, ai ka shkruar:
“Tash e disa ditë po u dalin të palarat e allashverisheve që kanë bërë me serbë këta ‘patriotët me bateria’. Dhe çfarë bëjnë në fund? Qyqarët shajnë e fyejnë. Kështu e ka fundin një politikë që pushtetin e përdori për të vrarë ushtarë, për të burgosur këdo që u dilte kundër, për të tërhequr zvarrë motrat tona.”
Durmishi gjithashtu ka përmendur raste të rënda të së kaluarës, duke theksuar emrat e Rexhail Qerimit dhe Samet Limanit, për të cilët tha se u dëmtuan nga padrejtësitë, ndërkohë që, sipas tij, figura të tilla si Boban Iliq dhe Sasho Mijallkov shëtisin të lirë.
Duke iu referuar deklaratës së Ahmetit ku u përdor termi “zagarë”, Durmishi e ka quajtur këtë qasje “turp” dhe “shenjë pafuqie politike”./Zyrtare.net/
Një shtetas i Austrisë është ndaluar në pikën kufitare Tabanoc, pasi gjatë kontrollit të kamperit të tij policia ka gjetur
Në sallën e gjykatës në “Idrizovë” pranë Gjykatës themelore penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls”
Trafiku ajror në Maqedoni po përjeton një rritje të ndjeshme dhe, sipas Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, rezultatet