AA
Tetovë, 29 shtator p Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, ka denoncuar publikisht kontratën 15-vjeçare të nënshkruar nga Komuna e Tetovës me një operator privat për ndriçimin publik, duke e quajtur atë “një nga kontratat më të turpshme dhe skandaloze ndonjëherë”. Sipas Rexhepit, kontrata e nënshkruar më 17 nëntor 2023 parashihte që operatori privat të zëvendësonte 8.720 llamba ekzistuese me llamba smart LED brenda 6 muajve. “Afati ka kaluar prej kohësh, por Tetova ende nuk ka ndriçim të modernizuar, ndërsa qytetarët vazhdojnë të paguajnë faturat si më parë”, tha Rexhepi.
Nga taksa e ndriçimit publik, tha ai, mblidhen rreth 12 milionë denarë në muaj, por 85% shkon në xhepat e kompanisë private, vetëm 15% mbetet për Komunën.
“Kjo i bie 144 milionë denarë në vit ose 2,34 milionë euro, prej të cilave gati 2 milionë euro shkojnë çdo vit për kompaninë private Brenda periudhës 15-vjeçare, kompania do të inkasojë mbi 29 milionë euro, ndërkohë që investimi i saj fillestar ka qenë vetëm 4,4 milionë euro Kjo është një skemë e pastër pasurimi mbi kurrizin e qytetarëve të Tetovës”, theksoi Rexhepi, ndërsa listoi tre arsye kryesore pse kjo kontratë është e papranueshme
“Rreziku i rritjes së çmimit të energjisë – faturën shtesë e paguajnë qytetarët, ndërsa fitimi i mbetet kompanisë. Monopol 15-vjeçar i garantuar – i bllokon qytetarët te një operator i vetëm, duke mbyllur rrugën për teknologji më të reja. Pasuria publike në rrezik – pajisjet kalojnë në pronësi të komunës vetëm pas 15 vitesh, ndërkohë që rrjeti i ndriçimit kontrollohet nga një kompani private”. Ai shtoi se kontrata madje lejon transferimin e saj nga një kompani tek një tjetër, me pëlqimin e komunës. “Ndriçimi publik i Tetovës kthehet në mall tregu mes operatorëve privatë. Kjo është e papranueshme”, tha Rexhepi.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sot përmes një kumtese për media ndaj zhvillimve të fundit politike në Kososvë, të
Kryeministri Hristijan Mickoski është kundër iniciativës së Odës Ekonomike për uljen e numrit të festave dhe ditëve jo pune. “Parimisht
Më shumë se 4,500 “përfitues të rremë” të ndihmës minimale të garantuar dhe sigurimeve shoqërore u zbuluan gjatë kontrolleve të