AA
Dy persona nga Trubareva janë ndaluar në komunën Aerodrom të Shkupit, pasi u kapën duke djegur qëllimisht kabllo në një park në bulevardin “Pushtimi i shkurtit”. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, policët nga stacioni policor i Aerodromit kanë privuar personat me inicialet T.M. 23 vjeçar dhe I.M. 26 vjeçar, që të dy nga Trubareva. Ata i ka denoncuar një punonjës i komunës së Aerodromit, i cili ishte dëshmitar i incidentit. Policia ndërhyri menjëherë, i gjeti ata në vendngjarje dhe i arrestoi dy të dyshuarit. Ata po mbahen në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /Alsat.mk
“Filipçe hesht dhe nuk e ka dënuar skandalin diplomatik të Bullgarisë me notën diplomatike që shkeli sigurinë e kryetarit Mickoski”,
Në ambientet e Filharmonisë në Shkup, u mbajt koncerti i muzikës shpirtërore “Tasavvuf Musikisi”, të bashkëorganizuar nga Shoqata Kulturore dhe
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në