AA
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në Shkup janë arrestuar dy shtetas të Turqisë, pasi të njëjtit kishin kërkuar 40,000 euro nga një person, duke e kërcënuar se do ta vrisnin.
“Më 29.09.2025, në orën 18:40, në zonën e Qendrës në Shkup, punonjës policie nga Njësia kundër Krimit të Dhunshëm dhe Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB-Shkup, në koordinim me prokurorin publik, i arrestuan E.O. (29) dhe E.A. (22), të dy nga Republika e Turqisë. Ata u kapën duke pranuar 40.000 euro nga H.XH.Ç. (26) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, të cilat më parë ishin përpunuar nga njësitë kriminalistike. Sipas deklaratës, më parë H.XH.Ç. kishte raportuar në stacionin policor se disa ditë më parë, personi B.O. nga Republika e Turqisë, i cili jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe, vazhdimisht e kërcënonte se do ta vriste nëse nuk i jepte para. Para se ta raportonte ngjarjen në polici, E.O. e kishte kontaktuar dhe i kishte thënë se paratë duhet t’ia jepte atij dhe se në vendin e caktuar do të vinte edhe një person tjetër. Të dy janë mbajtur në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Duke filluar nga sot, 21 nëntor 2026, ndalohet eksporti i mbetjeve plastike nga Bashkimi Evropian në vendet që nuk janë
Sipas të dhënave, Komuna e Gostivarit ka detyrime të maturuara dhe të papaguara në vlerë prej 994.723.778 denarësh, përkatësisht rreth
Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,