Çair – Një tjetër sondazh nxjerr fitues Bujar Osmanin
Në një anketë të realizuar nga Shoqata për Gazetari të Pavarur “Ekspres Media” – Shkup për portalin PressOnline.al, gjatë periudhës 1 – 30 shtator 2025, janë përfshirë 1,000 qytetarë të Komunës së Çairit, të përzgjedhur në mënyrë rastësore sipas parametrave demografikë të zonës.
Cilin nga kandidatët do ta votonit në zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Komunën e Çairit?
Rezultatet e sondazhit tregojnë se:

- Bujar Osmani (koalicioni AKI/BDI) – 53.5 %
- Izet Mexhiti (koalicioni VLEN/LD) – 46.5 %
Sipas këtyre të dhënave, Bujar Osmani prin me 7 % përpara Izet Mexhitit në garën për kryetar të Komunës së Çairit.


Përbërja demografike e kampionit
- Shqiptarë: 70 %
- Boshnjakë, Turq dhe Romë (së bashku): 20 %
- Maqedonas: 10 %
Pjesëmarrësit janë shpërndarë sipas grupmoshave:
18–29 vjeç (20 %), 30–44 (30 %), 45–64 (35 %) dhe mbi 65 vjeç (15 %).
Raporti gjinor: 50 % meshkuj dhe 50 %femra.






