Blerant Ramadani zhvillon takim me OEMVP për zhvillimin ekonomik të Sarajit
Blerant Ramadani, kandidat për kryetar të Komunës së Sarajit nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), zhvilloi sot një takim shumë përmbajtësor me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP).
Në qendër të diskutimit ishte propozimi për Platformën për Zhvillim Lokal të Maqedonisë së Veriut, një iniciativë që synon forcimin e ekonomisë lokale dhe krijimin e kushteve më të favorshme për bizneset dhe investimet në Saraj.
Gjatë takimit, Ramadani u takua me udhëheqësinë e lartë të OEMVP-së:
-
U.d. Kryetar – Nuhi Aliu
-
Kryetar nderi – Xhemail Dauiti
-
Drejtor ekzekutiv – Durim Zekiri
Ramadani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik dhe privat, duke e cilësuar këtë si bazë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, hapjen e vendeve të reja pune dhe përmirësimin e klimës së investimeve në Saraj.
“Saraji ka potencial të madh për zhvillim dhe investime. Ne do të krijojmë kushte që bizneset të rriten dhe qytetarët të kenë më shumë mundësi punësimi dhe mirëqenie,” – u shpreh Blerant Ramadani.
Në përfundim të takimit, u vlerësua lartë kontributi i OEMVP-së në fuqizimin e sipërmarrësve vendorë dhe u riafirmua gatishmëria për të punuar së bashku në projekte konkrete që do të gjallërojnë ekonominë e Sarajit dhe zonave përreth.