Sabri Aziri: Bujar Osmani aprovoi padrejtësinë ndaj familjes sime në rastin ‘Monstra’
Zëdhënësi i Shtabit të Koalicionit VLEN në Komunën e Çairit, Sabri Aziri, doli sot me një deklaratë publike për opinionin, ku rikujtoi përfshirjen e padrejtë të familjes së tij në rastin e njohur si “Monstra”, një rast që ai e cilëson si të montuar politikisht dhe një nga goditjet më të rënda ndaj dinjitetit të shqiptarëve. Në kumtesën e tij, Aziri kritikon drejtëpërdrejt Bujar Osmanin, për deklaratën e tij publike ku “aprovoi” arrestimet e padrejta të familjes së tij dhe i cilëson ato si një miratim të padrejtësisë shtetërore.
Sabri Aziri në deklaratën e tij kërkon përgjegjësi morale e politike nga figurat që në atë kohë mbajtën poste qeveritare dhe hedh dritë mbi pasojat e gjata që këto veprime kanë pasur mbi familjen e tij dhe mbi shqiptarët në përgjithësi.
Në vijim, po ua sjellim të plotë fjalimin e Zëdhënësit të Shtabit të koalicionit VLEN në Çair, Sabri Aziri:
Unë jam Sabri Aziri nga Shkupi. Familja ime i ka rrënjët nga Karadaku i Shkupit, nga fshati Brezë, një nga fshatrat kundër vite u shfaqën celulat e para të levizjeve çlirimtare, mahalla Muriz. Jam anëtar i familjes Aziri, familje e cila u persekutua në mënyrë të padrejtë dhe të dhimbshme në rastin e njohur për opinionin si rasti i ashtuquajtur “Monstra”.
Më 1 maj 2012, rreth orës 04:00 të mëngjesit, njësitë speciale të policisë e bastisën shtëpinë tonë pa urdhër gjykate, duke më arrestuar brutalisht mua- asokohe një djalë 30 vjeçar, vëllaun tim 34 vjeçar, dhe babain tim 64-vjeçar – një pensionist i sëmurë, i operuar dhe në gjendje të rënduar shëndetësore.
Gjatë arrestimit, e pyeta njërin nga policët se për çfarë arsye kishin hyrë në shtëpinë tonë dhe a kishin urdhër nga gjykata? Njëri prej tyre në prani të familjes sime mori dikë në telefon dhe i tha: “Përgatit urdhër arrest, sepse kemi hyrë gabimisht në shtëpinë e Qani Azirit – na duhet mbulesë juridike.”
Megjithatë, diten e njejtë, vetëm disa orë më vonë, qeveria e Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit mbajti konferencë për shtyp ku deklaruan publikisht:
“I kemi zënë vrasësit e femijëve!” Ajo që pasoi pas këtij legjitimimi politik të një arrestimi të pabazë, ishte një ankth dhe golgotë e rëndë për familjen tonedhe shqiptarët. Prokuroria menjëherë ndërtoi një lëndë akuzuese me të cilën na akuzoi, na gjykoi dhe na dënoi si monstra, si përbindësha! U akuzuam si vrasës të fëmijëve, edhe pse as sot e kësaj dite nuk u dëshmua asnjë lidhje e jona me ata fëmijë- nuk ka motiv, nuk ka armë, nuk ka vepër! Ka vetëm deklarata politike, dhe ato janë shfrytëzuar për të na shkatërruar neve.