AA
Autoritetet serbe kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Publike Manastir për bllokimin e 10 automjeteve transportuese dhe rimorkiove, të blera në vitin 2025 nga një person juridik me seli në Beograd.
Prokuroria ka vërtetuar lidhje pronësore mes automjeteve dhe një personi të dyshuar për keqpërdorim të TEC Manastir, ndaj të cilit është hapur hetim më 9 tetor.
Sipas Prokurorisë, nga autoritetet serbe është kërkuar që personi juridik, drejtuesi i tij ose ndonjë person tjetër në emër të tyre, të mos i tjetërsojë apo disponojë automjetet, pasi ato dyshohet se janë blerë me përfitime të paligjshëm nga veprat penale në hetim.
Përveç kësaj, është kërkuar dhe pranuar që të sigurohet dhe hapet një kasafortë në një bankë serbe, të cilën e posedon i dyshuari, për të kontrolluar përmbajtjen e saj.
Prokuroria serbe ka lëshuar urdhër për ngrirje të pronës së përmendur.
Në Kalanë e Shkupit po u jepet dora e fundit punimeve në dy objekte për Muzeun e Parahistorisë dhe Muzeun
Dy zyrtarë policorë, një maqedonas dhe një boshnjak, dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas zbulimit të rastit
Njohësi i çështjeve evropiane Ismet Ramadani, në intervistën e mbrëmshme në Alsat porositi partitë shqiptare të ulen në tryezë të