AA
MPB njofton se ka ndodhur një aksident tragjik në rrugën Gostivar-fshati Sërmnovë, në të cilën ka humbur jetën një person.
“Më 20.10.2025 në orën 09:20 në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-fshati Sërmnovë, në hyrje të fshatit Llakavicë, automjeti “Daewoo Lanos” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga T.F. (69) nga fshati Bellovisht i Gostivar, ka dalë nga rruga.
Nga lëndimet e marra në vend ka ndërruar jetë shoferi T.F., vdekja është konstatuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.
Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi hetimor i DPB Gostivar në bashkëpunim me prokurorin publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thonë nga MPB.
MARKETING Maqedonia e Veriut po vazhdon të përballet me një sërë zjarresh pyjore dhe zjarresh në hapësira të hapura,
Temperaturat e larta vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa temperatura ditore masksimale sot do të arrijë deri në 41 gradë Celsius,
Dy persona nga Kërçova janë arrestuar gjatë një aksioni policor, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe hapësirën e tyre afariste