AA
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arbër Ademi, në një intervistë për televizionin Alsat, deklaroi se kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk ka të bëjë me etjen për pushtet, por me nevojën për të reflektuar vullnetin e qytetarëve në përfaqësimin institucional.
“Ne nuk kërkojmë zgjedhje të parakohshme që me çdo kusht BDI apo AKI të jetë në pushtet. Nëse fitues janë ata që aktualisht janë në pushtet, atëherë le të qeverisin, por jo duke u bërë vegla të VMRO-DPMNE-së”, u shpreh Ademi.
Ai theksoi se të dhënat zgjedhore tregojnë qartë një epërsi të koalicionit opozitar, dhe se kërkojmë zgjedhje të parakohshme.
“Raporti është 20 me 15 në numër deputetësh në favor të AKI-së. Prandaj, kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, thekson Ademi.
Ademi gjithashtu theksoi se opozita shqiptare është forcuar ndjeshëm në terren, dhe rezultati i zgjedhjeve lokale është sinjal i qartë se qytetarët po kërkojnë ndryshim politik dhe qeverisës.
Gjykatësja Janet Vargas e Gjykatës Federale të Rrethit në Manhattan vendosi se zyrtarët amerikanë në praktikë ishin udhëzuar të refuzonin
Ministria e Punëve të Brenshme ka njoftuar se që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” janë evidentuar
Partia VLEN sot ka njoftuar se përmes ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka propozuar rikthimin e “shportës shkollore”,