AA
Më 22 tetor 1982, qyteti i Pejës u bë dëshmitar i një ngjarjeje të paharrueshme: vizitës së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që me veprat e saj kishte prekur zemrat e mbarë botës. Ishte vizita e saj e katërt në Kosovë, një udhëtim i ngarkuar me dashuri, lutje dhe shpresë për popullin e saj që atëherë përballej me vështirësi të mëdha.
Në Pejë, Nënë Tereza u prit me respekt të madh nga besimtarët, kleri dhe qytetarët e shumtë. Në një fotografi historike të ruajtur nga ajo ditë, ajo shihet së bashku me Monsinjor Nikë Prelën (ulur në mes), Don Lush Gjergjin (në të majtë), si dhe priftërinj dhe motra të munguara të Kosovës.
Vizita e saj solli jo vetëm një mesazh fetar, por edhe një ndjesi të thellë frymëzimi për njerëzit që kërkonin forcë dhe dritë në kohë të vështira. “Dashuria fillon në shtëpi”, thoshte ajo — një fjalë që në atë ditë në Pejë mori kuptim të veçantë.
Sot, 43 vjet më vonë, kujtimi i asaj vizite mbetet një dëshmi e përjetshme e lidhjes së fortë shpirtërore të Nënë Terezës me popullin e Kosovës.(INA)
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që të publikojë raportin e plotë policor lidhur me
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në një konferencë për media ka bërë të ditur se gjashtë pjesëtarë të
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka publikuar shpallje publike për angazhimin e