

AA
Reperi i njohur shqiptar Noizy ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë në Top Albania Radio, ku ka folur hapur për rrugëtimin e tij artistik dhe çfarë e mban në majë të skenës për kaq shumë vite.
Gjatë bisedës, ai u pyet nëse e konsideron veten si këngëtarin, reperin, kompozitorin, aktorin më të mirë në shqiptar, por përgjigjja e tij ishte më e thellë se pritej.
“Po nuk është fakti që unë jam më i talentuari, është për shkak që unë kam disiplinë më shumë se të gjithë,” – tha Noizy, duke theksuar se suksesi nuk vjen vetëm nga talenti, por nga përkushtimi i përditshëm.
Ai shtoi se disiplina artistike dhe forca fizike janë elementët që e kanë mbajtur në formë për kaq gjatë:
“Kam shumë pak motivim ndonjëherë, por kam shumë disiplinë. Kjo të bën të jesh i suksesshëm, sepse kam edhe forcë fizike. Një njeri me talent mund të bëjë një këngë të mirë në një ditë, por unë mund të bëj tri. Kam energji, kam forcë dhe punoj më shumë se të tjerët.”
Kjo intervistë ka marrë vëmendje të madhe në rrjete, pasi tregon një anë më reflektuese të reperit, që shpesh shihet si simbol i vetëbesimit dhe suksesit.
Kjo deklaratë e tij vjen jo shumë kohë pasi Noizy e cilësoi veten “numero uno” të muzikës shqiptare.
Nuk e shoh veten humbës sepse kam marrë votën e shqiptarëve, kështu është shprehur Blerant Ramadani për zgjedhjet në Saraj,
Kandidati i pavarur për Strugën, Mendi Qyra, arriti një fitore të qartë dhe bindëse ndaj kundërshtarit të tij nga AKI,
Pesë ankesa janë bëra në KSHZ për procesin e votimit në Komunën e Çashkës. Prej tyre katër janë dorëzuar nga